Telegrafi

Tifozët të dashuruar pas kamerave trupore: David Alaba e kishte në gjoks gjatë përballjes në “El Clasico”

Real Madridi u mposht nga Barcelona në ndeshjen e tyre parasezonale në Las Vegas të shtunën në mbrëmje.

Barça fitoi 1-0 falë një goditjeje të shkëlqyer nga Raphinha në pjesën e parë. Braziliani shënoi nga 20 metra dhe gjeti këndin e sipërm me një përpjekje të saktë me këmbën e majtë.

David Alaba e nisi ndeshjen në qendër të mbrojtjes dhe luajti për 45 minuta. Mbrojtësi austriak ka mbajtur një kamerë në gjoks gjatë ndeshjes, duke u sjell tifozëve një eksperiencë që tashmë po pëlqehet shumë.

Lexo po ashtu Nga kamerat trupore, goli i Olivier Giroud ndaj Kolnit duket edhe më i bukur - a është kjo e ardhmja e futbollit?

Real Madridi ka publikuar pamjet e këndvështrimit të Alabas teksa ai po dilte nga dhoma e zhveshjes për në fushë.

Në mbishkrimin e videos thuhet: “POV TI je DAVID ALABA në EL CLASICO, Real Madrid – FC Barcelona. Vendoseni veten në vendin e David Alaba, lojtar i Real Madridit, duke u futur në fushë për t’u përballur me FC Barcelona në Las Vegas. Këtë e sheh austriaku para fillimit të ndeshjes, nga dalja e tij nga dhomat e zhveshjes, duke kaluar nëpër tunel, duke përshëndetur ish-shokët e skuadrës si Lewandowski e shumë të tjerë. Ky ishte turneu i Alabas në stadiumin Allegiant për #ElClasico”.

Tifozët po kërkojnë që pamje të tilla të inkuadrohen edhe gjatë kampionateve, për t’u sjell atyre një eksperiencë edhe më të veçantë. /Telegrafi/