Telegrafi

Tifozët sulmuan veturën e Icardit, shpalosën baner pranë shtëpisë së tij – ndërsa gruaja mohon gjithçka (Foto/Video)

Një grup prej afro 40 tifozësh ultras të Interit e kanë sulmuar veturën e Mauro Icardit dhe kanë vendosur një baner kërcënues jashtë shtëpisë së futbollistit.

Tensionet ndërmjet sulmuesit dhe tifozëve janë shumë të mëdha që nga publikimi i autobiografisë së argjentinasit, ku përmendet edhe zënka me tifozët Nerazzurrë në shkurt të vitit 2015.

Situata ka dalë jashtë kontrollit…

Përfaqësues të Curva Nord e kanë akuzuar atë se ka gënjyer duke përfshirë disa të paqena në libër, ndërkohë që Icardi në kujtimet e tij përmend se i kishte kërcënuar tifozët se do të thërriste 100 kriminelë nga Argjentina që t’i vrisnin po ta sulmonin.

Lexo po ashtu Mafia siciliane i del në ndihmë Maxi Lopezit, kjo është gjëja mizore që ata janë të gatshëm t’i bëjnë Icardit

Tash situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa në banerin jashtë shtëpisë së tij shkruante: “Ne jemi këtu… Kur do të arrijnë miqtë tu argjentinas, a do të na paralajmërosh apo do ta bësh si frikacak?”.

Icardi dhe gruaja e tij, Wanda Nara.

Po ashtu, televizioni lokal 7Gold ka raportuar se dhjetëra tifozë e kanë sulmuar veturën e Icardit kur kishte arritur në shtëpi pas humbjes nga Cagliari.

Dëshmitarët kanë thënë se tifozët u larguan vetëm kur roja e banesës që mbante armë u nis për ta mbrojtur lojtarin.

Ndërkohë, gruaja e sulmuesit, Wanda Nara, ka mohuar gjithçka duke thënë për FCInter1908.it: “Asgjë nuk ndodhi kur u kthyem në shtëpi. Hymë brenda pa kurrfarë problemi”. /Telegrafi/