Site icon Telegrafi

Tifozët sulmojnë Real Madridin për numrin në fanellën e Gareth Bale

Gareth Bale iu dha një numër i çuditshëm në ndeshjen miqësore të Real Madridit kundër Milanit.

Uellsiani është kthyer te gjigantët spanjollë pasi në sezonin e kaluar ishte në huazim te Tottenham Hotspuri.

Dhe Carlo Ancelotti i mundësoi Bales që të startonte në miqësoren kundër Milanit, derisa e ardhmja e tij është ende e paqartë.

32-vjeçari në mënyrë të çuditshme kishte fanellën me numrin 50, gjersa fanellën e tij me numrin 11 tani e posedon Marco Asensio.

Numri i ri i fanellës së Bale nuk u pëlqeu tifozëve madrilenë, të cilët kritikuan klubin për trajtimin e sulmuesit.

https://twitter.com/aaaaannccchhh/status/1424411110199861248?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1424411110199861248%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-reactions-bale-given-bizarre-shirt-number-in-friendly-fans-slam-real-madrid-20210808

Njëri bëri një postim në Twitter: “Bale ka numrin 50?”.

Një i dytë shkroi: “Pse Bale është ka numrin 50 për Madridin”.

Një i treti shtoi: “Duket mashtrimi i bukur, duke i dhënë Bale numrin 50 në fanellë”.

Pavarësisht largimit të Zinedine Zidanes, Bale ende e sheh veten në planet e klubit, sidomos me rikthimin e strategut italian.

Kujtojmë se takimi mes Real Madridit dhe Milanit përfundoi pa gola, 0-0. /Telegrafi/

Exit mobile version