Tifozët e kombëtares së Shqipërisë janë bërë gati nga të katër anët e kontinentit të vjetër që të udhëtojnë drejt Lensit, aty ku do të zhvillohet ndeshja e parë dhe ndoshta më e rëndësishme kundër Zvicrës.
Telegrafi ka qëndruar në Gjermani ditët e fundit, prej ku gazetari Betim (Romak) Zeqiri ka raportuar për përfaqësuesen e Kosovës.
Megjithatë, teksa edhe Telegrafi po bëhet gati për të përcjellë të gjitha ngjarjet në kohë reale nga Franca dhe gjithë atë që ndodh me kombëtaren shqiptare, është e pamundur të mos shohësh shqiptarë gjatë rrugës.
Gazetari jonë njofton se shqiptarët në mënyrë masive nga mbarë Gjermania kanë siguruar biletat e tyre dhe familjarisht po udhëtojnë në Lens të Francës, aty ku do të zhvillohet ndeshja e parë e Shqipërisë në Euro 2016 ndaj Francës.
Tifozët që i shihni në foto janë shqiptarë që janë nisur në mënyrë të organizuar nga Hamburgu i Gjermanisë dhe kanë marrë rrugën për në Lens të Francës.
Stadiumi i Lensit pritet të jetë për plot me shqiptarë dhe ku do ta bëjnë kokmbëtaren shqiptare të ndihet sikurse po luan në Elbasan Arena. /Telegraf/