Telegrafi

Tifozët shqiptarë e ‘bombardojnë’ Shaqirin me komente, mediat serbe i cilësojnë si provokime (Foto)

SAINT-ETIENNE, FRANCE - JUNE 25: Xherdan Shaqiri of Switzerland celebrates his goal during the UEFA Euro 2016 Round of 16 match between Switzerland and Poland at Stade Geoffroy-Guichard on June 25, 2016 in Saint-Etienne, France. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Përfaqësuesja e Zvicrës ka mësuar shortin për kampionatin botëror ‘Rusia 2018’.

Zviceranët janë vendosur në Grupin E, së bashku me favoritin për titull Brazilin, Kosta Rikën dhe Serbinë.

E pikërisht ndeshja më interesante për tifozët shqiptarë pritet të jetë ajo mes Zvicrës dhe Serbisë.

Tek Zvicra të rregullt që grumbullohen janë pesë shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.

Por ky numër mund të rritet edhe më shumë pasi Petkovic mund t’i ftojë edhe Florent Hadergjonajn, Shani Tarashajn dhe Aliban Ajetin varësisht nga forma e tyre.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka duke festuar një gol me fanellën e Zvicrës

E me të publikuar një foto në profilin e tij në ‘Instagram’, tifozët shqiptarë e kanë ‘bombarduar’ me komente Shaqirin.

Shumica nga to kanë qenë fyese për Serbinë dhe kjo u ka penguar shumë medieve serbe.

Ka qenë ‘Kurir.rs’, që ka bërë një lajm në lidhje me këtë temë duke i cilësuar komentet e tifozëve shqiptarë si provokime.

“Shaqiri tregon se sa i lumtur është me shortin. Pas postimit të tij, shqiptarët vërshojnë në komente duke fyer kombin tonë”, shkruan ‘Kurir’.

Sigurisht që komentet nuk mund t’i lëndojnë serbët sa mund t’i lëndojnë bijtë tanë në Rusi me paraqitje të mirë dhe pse jo me shumë gola. /Telegrafi/

Titulli i medias serbe ‘Kurir.rs’