Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani pati mundësinë e përkryer për të eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve, por e humbi atë në minutat shtesë në mënyrë dramatike.
Të dy skuadrat luajtën një barazim emocionues 3-3 në Camp Nou të mërkurën mbrëma, me Barcelonën që e dinte se do të eliminohej nga gara me një humbje.
Një barazim u jep atyre një shans të vogël për t’u kualifikuar në raundin tjetër, por Asllani mund t’i shuante këto shpresa në minutën e katërt të kohës shtesë.
Lautaro Martinez vrapoi në mbrojtjen e Blaugranëve dhe ia pasoi një top Asllanit. 20-vjeçari e mori me hapa të mëdhenj, duke dalë ballë për ballë me portierin Marc-Andre ter Stegen.
Asllani has blood on his hands. pic.twitter.com/cFepNzekmj
— TMJ_17 (@TMJ_171) October 12, 2022
Henrikh Mkhitaryan vrapoi shpejt duke u hapur në zonë për një pasim i cili mund ta vuloste ndeshjen, por Asllani zgjodhi të godiste në vend se të asistonte dhe goditja e tij nga pesë metra u prit nga portieri gjerman, duke ia mohuar një gol të sigurt.
Shqiptari 20-vjeçar i cili aktualisht është i huazuar me obligim blerje nga Empoli mund të ketë humbur shansin më të madh të karrierës së tij të re deri më tani.
Martínez did his absolute best here only for Asllani to decide not to pass. Pfft. pic.twitter.com/Uqlqx9LLTN
— Toto (@totoscrib) October 12, 2022
Ndaj ngjarjes kanë reaguar tifozët në rrjetet sociale dhe mbeten ende të habitur nga rasti i humbur.
“Si e humbi këtë rast?”, shkroi një tifoz, një tjetër shtoi se: “Gjithçka në lidhje me këtë ishte kaq e varfër”.
“Unë as nuk e mbështes Interin, por jam i zemëruar duke e parë këtë”, dhe “Djali donte të bëhej superyll”, ishin disa komente tjera të tifozëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/KaizerTK8/status/1580303201097879554
Oh Asllani, my dear boy. What could've been! pic.twitter.com/jO4ZWtONGM
— Saujanya Kafle (@eccentric_lad) October 13, 2022
https://twitter.com/AhmadJaafaru/status/1580303650248761346