Telegrafi

Tifozët në Sky Sports zgjedhin Sadio Manen si lojtarin e sezonit në Ligën Premier

Liga Premier ende nuk ka përfunduar dhe tifozët kanë shpallur lojtarin e sezonit.

Liga angleze si edhe katër liga më të mëdha evropiane janë suspenduar shkaku i coronavirusit dhe ende nuk është bërë e ditur se kur mund të rikthehen në aksion apo edhe të përjashtohen.

Liverpoolit i duhen vetëm edhe gjashtë pikë për t’u shpallu kampion, pasi është 25 pikë larg vendit të dytë, Manchester Cityt.

Sky Sports ka krijuar një hapësirë ku mund të votojnë lexuesit e tyre dhe 50 mijë persona kanë shprehur mendimin e tyre.

33 për qind kanë votuar për senegalezin si lojtari i ndeshjes, duke mposhtur bashkëlojtarin e tij Jordan Henderson me vetëm 2 për qind dallim.

Kevin de Bruyne ishte i treti në listë, derisa  Virigil Van Dijk me 5 për qind dhe Mohamed Salah me 2 për qind. /Telegrafi/