Tifozët e Juventusit vendosën një banderolë fyese jashtë stadiumit Allianz përpara derbit në Torino, duke akuzuar lojtarët e tyre se kujdesen vetëm për mediat sociale dhe sponsorët.
Takimi që fillon në ora 18:00, do të luhet mes Zonjës së Vjetër dhe rivalit lokal që mbanë emrin e qytetit.
Biankonerët përjashtuan Weston McKennie, Paulo Dybalan dhe Arthur Melon, pasi u kapën në një darkë në shtëpinë e mesfushorit amerikan, duke thyer rregullat e coronavirusit.
Pas humbjes shokuese 1-0 në shtëpi ndaj Beneventos, ultrasit e Juventusit vendosën të dërgojnë një mesazh.
“Ju interesoni vetëm për mediat sociale, sponsorët dhe milionat tuaj”, thuhej në banderolë.
“Përqendrohuni në derbi! Trego b**e !!”.
Skuadra ka disa mungesa sot ndaj Torinos, pasi Leonardo Bonucci dhe Merih Demiral kontraktuan COVID-19, derisa ishin me kombëtaret e tyre, dhe Gigi Buffon u pezullua për përdorimin e një fraze blasfemuese. /Telegrafi/
striscione dei tifosi della juventus alla vigilia del derby pic.twitter.com/QYWaiz0UHx
— 🌞🌞Roberto 🌞🌞 (@robertopontillo) April 3, 2021