Telegrafi

Tifozët mendojnë se Francis Ngannou ‘mallkoi’ veten gjatë ecjes për në ring

Tifozët po thonë të gjithë të njëjtën gjë për ecjen e Francis Ngannou për në ring për të dueluar kundër Anthony Joshua.

Të gjithë kanë komentuar zgjedhjen e këngës së tij, duke ndarë gjithçka në rrjetet sociale.

Një përdorues tha: “Pse Ngannou ka sjellë mallkimin e Drake mbi veten e tij me këtë këngë?”.

Lexo po ashtu Kush do të fitonte mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua – Ngannou jep një përgjigje interesante

Një tjetër komentoi: “Francis Ngannou sapo ka mallkuar veten duke hyrë në arenë me muzikën e Drake”.

Ndërsa i treti komentoi: “Ngannou po mallkon veten me Drake, ka mbaruar loja për të”.

Kamerunasi vërtetë humbi duelin, pasi Joshua nuk kishte mëshirë për të, duke i dhënë fund përballjes qysh në raundin e dytë. /Telegrafi/