Tifozët mendojnë se e dinë atë që Mykhailo Mudryk i tha kamerës pas ndeshjes së fundit të sezonit që Chelsea e luajti kundër Newcastle United.
Skuadra londineze e përfundoi sezonin e tyre të mjerueshëm në Ligën Premier me një barazim 1-1 me Magpies të dielën.
Blutë e përfundojnë sezonin 2022/23 në një vend shumë zhgënjyes të 12-të.
Chelsea thjesht nuk mund të këndellej as pas transferimeve në janar, me lojtarin që kushtoi 100 milionë euro dhe që dështoi të tregonte cilësitë e tij.
Sulmuesi luajti 17 ndeshje në të gjitha garat pas lëvizjes së tij, derisa nuk arriti të shënonte asnjë gol.
Pas ndeshjes së Chelsea kundër Newcastle, ukrainasi iu bashkua bashkëlojtarëve të tij për të duartrokitur tifozët në shtëpi.
Kamera iu drejtua atij gjatë ecjes nëpër fushë dhe fansat mendojnë se e dinë se çfarë i tha kamerës.
Ai duket se i tha kameramanit: ‘merr këndin tim më të mirë’ ndërsa kamera ndërron menjëherë krahun, me 22-vjeçarin me sa duket duke tundur kokën në shenjë miratimi. /Telegrafi/
mudryk told him “get the better angle” 😭 pic.twitter.com/BDzPyKspQM
— L (@Iewdawg) May 28, 2023