Shqipëria mund të jetë eliminuar nga Europinit, por të gjithë shqiptarët janë shumë krenar për lojtarët. Ky ishte Europiani ynë i parë, por jo i fundit. Ne e dimë se ky ishte thjesht fillimi.
Edhe tifozët të cilët i kanë qëndruar pranë kombëtares, janë shprehur shumë krenarë me skuadrën, madje në faqen zyrtare të Tifozëve Kuq e Zi në “Facebook” ka edhe një dedikim.
“Faleminderit luftëtarë! Jemi pafundësisht krenar! Rroftë kombëtarja! Rroftë Shqipëria etnike!”, shkruajnë tifozët, të cilët kanë postua edhe një foto nga momenti i festimit të golit të Sadikut në ndeshjen ndaj Rumanisë.