Telegrafi

Tifozët me kritika për paraqitjen e Ronaldos ndaj Fiorentinas, e këshillojnë Pirlon ta lë në bankën rezervë

(Foto: Twitter/Sporx)

Cristiano Ronaldo ka dështuar të shënojë në tri ndeshjet e fundit në Serie A, ndërsa tifozët e Juventusit e kanë kritikuar pas huqjes para portës së hapur ndaj Fiorentinas.

Superylli portugez e ka shënuar golin e fundit në kampionat më 7 prill kundër Napolit. Që atëherë, ka dështuar të realizojë në tri ndeshja, ndërsa në një tjetër ka munguar për shkak të lëndimit.

Në barazimin e të dielës ndaj Violas, ai pari një rast shumë të mirë, mirëpo dështoi të shënonte.

(Foto: Screenshot/Twitter/Serie A)

Pas barazimit (1-1), në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta duke e kritikuar paraqitjen e 36-vjeçarit.

Ndërkohë, trajneri Andrea Pirlo ka thënë se Ronaldo ka bërë paraqitje të mirë kundër Fiorentinas.

(Foto: Screenshot/Twitter/Serie A)

CR7 paguhet rreth 31 milionë euro në sezon të Juve, ndërsa me gjithë kritikat ai mbetet golashënuesi më i mirë i Zonjës së Vjetër këtë sezon me 32 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/