Arsenali po vazhdon me turnetë anembanë botës para fillimit të sezonit të ri në Ligën Premier.
Londinezëve i është përgatitur një pritje madhështore prej tifozëve në Kinë.
Gunners ndodhen në qytetin turistik të Shangait dhe me këtë rast janë takuar me disa tifozët kinezë.
Por, këta të fundit i kishin organizuar një mirëseardhje speciale Granit Xhakës dhe Alexandre Lacazettes.
Ata kanë hapur një baner me fjalët “Xhaka, boom”, duke u bazuar në goditjet të fuqishme të topit. /Telegrafi/