Site icon Telegrafi

Tifozët kanë filluar të mblidhen në Shkodër

Shiu po afron me shpejtësi dhe qielli mbi Shkodër është i zi, por tifozët nuk kanë frikë.

Nga Tirana e deri në Shkodër ka gjithë ditën që nxitojnë makina me flamuj kuqezi, ndërsa trafiku nuk ka pasur probleme, edhe për shkak të masave të rrepta të policisë, që ka vendosur policë rrugorë kudo.

Shqiptarë nga gjithë Europa po presin me padurim fillimin e një sfide që ngjall emocione të veçanta, sepse kurrë më parë nuk kemi qenë kaq mirë dhe kurrë më parë nuk i kemi pritur rivalët si të barabartë, me vetëdijen se pas Europianit shumë dinjitoz tashmë nuk jemi aq inferiorë sa mendonim dhe se të bashkuar mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Moti i keq rrezikon të përsëritë sfidën Shqipëri-Maqedoni, por për momentin askush nuk e mendon këtë gjë dhe të gjithë duan të festojnë, pasi fundja deri sa të nisë ndeshja kundër Spanjës jemi ende ne të parët e grupit.

Exit mobile version