Telegrafi

Tifozët ia kërkojnë, bashkëlojtarët ia ndalojnë (Video)

Futbollistët e Arsenalit i kanë kërkuar Granit Xhakës që të gjuajë më pak nga distanca, ka treguar Theo Walcott.

Shqiptari ka qenë i jashtëzakonshëm në ndeshjet ndaj Hull City dhe Nottingham Forest ku shënoi dy gola pothuajse nga e njëjta pozitë dhe distancë.

“Qartazi tifozët po i kërkojnë të gjuajë, por ne i kemi treguar të mos e bëjë këtë shpesh Xhakës”, ka thënë Walcott.

Që të gjuajë nga larg tifozët e Arsenal i kanë kërkuar 24 vjeçarit në të gjitha rastet kur ai ka prekur topin në në ndeshjet pasuese.

Kështu me këtë sugjerim, Granitit do t’i duhet t’i injorojë thirrjet e tifozëve./Klan Kosova/