Kombëtarja shqiptare jemi mësuar ta ndjekin për së afërmi edhe bukuroshet.
Por, edhe përfaqësuesja e Kosovës nuk është që nuk ka tifoze seksi që e ndjekin në shkallët e stadiumit.
Në fakt, në takimin që Kosova pësoi humbje ndaj Ukrainës me rezultat 2-0, në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës ishte edhe Arbnora Ademaj.
Fotot e ish-mis Kosovës kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të medieve, por edhe të disa prej tifozëve që për një moment harruan ndeshjen duke shikuar “Miss Kosovën”.
Kujtojmë se tash e sa kohë, bukuroshja posedon një qendër fituesi në Prishtinë, në të cilin ushtron edhe profesionin e instruktores së palestrës.
Njëherësh, këto ditë ajo është duke udhëhequr edhe një emision sportiv në Radio Televizionin e Kosovës.
Ndryshe, Arbnora është një ndër modelet shqiptare, të cilat e ruajnë me xhelozi jetën private duke mos zbuluar nëse ka të dashur apo jo. /Telegrafi/