Site icon Telegrafi

Tifozët e vegjël nuk mund ta imagjinojnë Barcën pa Messin, disa prej tyre e pritën idhullin e tyre të dielën

(Foto: Twitter/B/R Football/Marca)

Mosparaqitja e Lionel Messit në testimet e të dielës për coronavirus, mund të jetë lamtumira e futbollistit më të mirë në histori që ka veshur fanellën e Barcelonës.

Edhe pse largimi i tij mund të shoqërohet me shumë çështje teknike ligjore dhe interpretime të llojllojshme të dokumenteve, sidoqoftë dëshira e 33-vjeçarit për t’u larguar pritet të bëhet realitet.

Ndërsa në mesin e kësaj telenovele qëndrojnë tifozët e tij, në veçanti të vegjlit, që akoma nuk mund ta pranojnë se argjentinasi nuk do ta veshë më fanellën e klubit të tyre të zemrës.

(Foto: Marca)

Kjo u dëshmua edhe një herë mëngjesin e të dielës, kur disa fëmijë ishin shfaqur në hyrjet e Ciudad Deportiva të veshur me fanellën e Messit dhe prisnin shfaqjen e idhullit të tyre.

Lexo po ashtu Konflikti Messi-Barca merr drejtim tjetër pas mosshfaqjes për test, klubi i ka dy opsione

Mirëpo, ata i pritët dhe i panë të gjithë derisa hynin brenda për t’iu nënshtruar testimit RT-PCR, ndërkaq jo edhe Lionel Messin, i cili vendosi të mos shfaqej – rrjedhimisht nuk do të jetë i pranishëm as në stërvitjet e të hënës.

(Foto: Screenshot/Marca TV)

Fëmijët janë rritur me magjinë e argjentinasit në fushë dhe golat e jashtëzakonshëm, dhe për ta ‘numri 10’ ka qenë gjithmonë aty dhe nuk mund ta imagjinojnë skuadrën pa prezencën e tij.

Pesha e Messit te klubi katalunas është gjigante. Përveç aspektit sportiv, Barcelona përballet edhe me vështirësi në strategjitë biznesore, duke qenë se Leo ua sjell të hyrat më të mëdha. Për më shumë, ai është referenca e tifozëve, idhulli i të gjithëve. /Telegrafi/

Exit mobile version