Site icon Telegrafi

Tifozët e Unitedit fillojnë t’i blejnë fanellat me emrin e De Ligtit

Një numër i madh i tifozëve të Manchester Unitedit janë të bindur se do ta transferojnë në këtë verë Matthijs de Ligtin nga Ajaxi.

Ole Gunnar Solskjaer e do me ngulm transferimin e 19-vjeçarit, mirëpo po rivalizohet nga skuadrat e mëdha si, Barcelona, Juventusi, Paris Saint-Germaini dhe Manchester City.

Tifozët e skuadrës angleze kanë filluar t’i blejnë fanellat me emrin e mbrojtësit holandez, derisa ka numrin pesë në fanellë.

https://twitter.com/Wonghoiyuen1/status/1141573385631096832

“Ja sa kam besim në marrëveshjen me de Ligt”, ka shkruar një përkrahës i Manchester Unitedit, ndërsa një tjetër tha: “Unë e kam marrë muajin e kaluar, vazhdoni”.

Javën e kaluar u raportua se klubi francez i kishte ofruar kapitenit të Ajaxit rreth 360 mijë euro në javë, vetëm që të kalojë në Parkun e Princave.

Lexo po ashtu De Ligt arrin marrëveshje personale me Juventusin, do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në Serie A

Kjo i bie që mesfushori i talentuar do të përfitonte deri në 90 milionë euro me një kontratë pesëvjeçare. Nga ana tjetër, klubi holandez po kërkon 87 milionë euro nga shitja e mbrojtësit, mirëpo garës aktualisht po i prin Juventusi. /Telegrafi/

https://twitter.com/Shrm1n8t0R/status/1141672309943672834

Exit mobile version