Manchester United dhe Jose Mourinho janë të gatshëm të paguajnë hiq më pak se 45 milionë euro për mbrojtësi suedez Victor Lindelof.
Mou e bleu edhe Eric Baillyn nga Villarreal këtë verë, kur nuk e kishte pritur askush.
Por problemet e shumta me Chris Smalling, Daley Blind dhe Marcos Rojo kanë bërë që klubi të mendojë për blerje të reja.
Victor Lindelof është emri më i ri dhe luan te Benfica.
Por blerja e tij ka shtuar kureshtjen e tifozëve te United duke pyetur se kush është ky lojtar?
Ai ka zhvilluar 28 ndeshje me Benfican, ndërsa edhe me Suedinë ka 11 ndeshje. /Telegrafi/