Site icon Telegrafi

Tifozët e Shkëndijës së Tetovës mesazh emocionues Kombëtares Shqiptare (Foto)

Shkëndija ka arritur të mposht polakët e Cracovias me rezultat 2-0.

Si gjithmonë pas skuadrës shqiptare të Tetovës ishin edhe tifozët e saj Ballistët që kënduan përgjatë gjithë ndeshjes.

Ata hapën edhe një banderolë ku shkruhej: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar. Kombëtares Shqiptare të futbollit”.

Ballistët njihen si njëra prej tifozërive më të flakta në përkrahje të Kombëtares.

Shqipëria zhvilloi një evropian të mirë duke shënuar një fitore dhe duke humbur dy herë. /Telegrafi/

Exit mobile version