Radja Nainggolan është në përfundim të huazimit te Cagliari nga Interi.
Mesfushori belg ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi kartonin e tij e mbanë Interi, por që Antonio Conte nuk llogarit në shërbimet e belgut.
Vet lojtari ka deklaruar ditë më parë se do të ishte nder për të të rikthehej te Roma, por klubi kryeqytetas ende nuk ka bërë përpjekje.
Tani janë tifozët e Romës që kanë nisur një iniciativë duke i bërë presion klubit për rikthimin e Nainggolanit në Romë.
Qindra mijëra tifozë të Romës nëpër rrjetet sociale kanë shpërndarë foto të Nainggolanit duke kërkuar nga klubi që ta rikthejnë atë.
Megjithatë në rast se ndodh ky rikthim, atëherë Nainggolan do të duhet të ulë pagën e tij prej 4,5 milionë euro sa fiton në sezon në rreth tre milionë.
Interi e transferoi Ninjan në vitin 2018 nga Roma për një shumë prej 38 milionë eurove, por sot çmimi i lojtarit është dyfish më i ulët.
Gjithsesi Roma duhet të nxitojë për rikthimin e tij në kryeqytetin italian, pasi Nainggolan kërkohet edhe nga Fiorentina dhe Newcastle United.
32-vjeçari kishte kaluar katër vite e gjysmë te Roma ku ishte bërë njëri nga lojtarët më të dashur pas ikonave si Francesco Totti e Daniele De Rossi. /Telegrafi/