Telegrafi

Tifozët e Realit tallen me fjalët e Arda Turan kur u zyrtarizua te Barca (Foto)

Barcelona është eliminuar nga Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka mjaftuar që tifozët e Real Madridit të fillojnë festën dhe talljet e tyre drejt klubit katalunas.

Tifozët e Los Blancos në rrjetet sociale janë tallur me mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan.

E gjitha kjo pasi ylli turk kur ishte transferuar te Barcelona nga Atletico kishte thënë se ai ka ardhur këtu (Barcelona) për të fituar Ligën e Kampionëve.

Turan u inkuadrua në minutën e 64 në vend të Ivan Rakitic, por nuk arriti të bëjë asgjë pozitive në fushë. /Telegrafi/