Tifozët e Real Madridit nuk mund të qëndrojnë duarkryq pas zhvillimeve në El Clasicon e fundit që u zhvillua të dielën.
Vendimet kontroverse të gjyqtarit duke filluar nga penaltia e Luis Suarezit, e deri te kartoni i kuq i Cristiano Ronaldos kanë nxitur rritim të madh te tifozët e Realit.
Klubi mbretëror ka përkrahur tifozët në nismën e tyre, e cila ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj gjyqtarit De Burgos Bengoetxea.
Ndeshja kthyese në Bernabeu do të drejtohet nga Jose Maria Sanchez Martinez dhe minuta e shtatë do të jetë kulmore.
Në shenjë të përkrahjes ndaj Ronaldos i cili ka numrin shtatë, në minutën e shtatë do të mbahet protesta simbolike në Bernabeu e quajtur “Panolada”.
Të gjithë tifozët në Bernabeu do të valëvisin faculeta dhe peshqirë të bardhë në shenjë proteste ndaj referimit.
Real Madridi e pret Barcelonën në ora 23:00 në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma. /Telegrafi/