Tifozët e Barcelonës dhe ata të Real Madridit kanë mbetur të acaruar për shtyerjen e El Clasicos.
Përballja më e madhe në La Liga ishte paraparë që të zhvillohej më 26 tetor, mirëpo takimi u shtye për shkak të protestave në Kataluni.
Fillimisht pati zëra që ndeshja e parë të bartet në Santiago Bernabeu nga Camp Nou, por dy skuadrat refuzuan.
😥 ¡LA VIOLENCIA ROMPE SUEÑOS!
Lo tenían todo pagado para el CLÁSICO y se tienen que conformar con el tour del Camp Nou. #JUGONES pic.twitter.com/bABn2y1dgM
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 28, 2019
Më vonë, si Barcelona ashtu edhe Real Madridi dolën me komunikatë ku propozuan datën e 18 dhjetorit si idealen për të zhvilluar El Clasicon.
Por, tifozët janë shprehur të mllefosur ndaj organizatorëve të ndeshjes, pasi ata kanë blerë biletat për datën e 26 tetorit dhe jo për atë të 18 dhjetorit.
Disa prej tyre madje kanë kërkuar që parat e biletës t’u kthehen, pasi në fund vit kanë plane të tjera. /Telegrafi/