Arda Guler është një talent i veçantë, nuk ka asnjë debat për këtë. Ka një arsye pse Real Madridi ishte aq i etur për ta rrëmbyer atë nga dora e Barcelonës. Ka një arsye pse, edhe me një repart të mbushur siç është mesfusha, klubi spanjoll ndjeu nevojën për të nënshkruar dhe mbajtur yllin 18-vjeçar. Pavarësisht zhgënjimeve nga lëndimet në fillim të sezonit, në pamjet e vogla që kanë marrë tifozët për turkun, talenti i tij ka qenë i qartë për të gjithë. Nga videot e shkurtra nga stërvitjet, aftësia e lojtarit në top, rrjedhshmëria e tij dhe më e rëndësishmja, potenciali, ka qenë e pamundur të mos vihej re.
Me një talent kaq të parakohshëm në ekip, është e natyrshme që tifozët të duan të shohin më shumë prej tij. Për fat të keq, minutat e talentit mbeten ende shumë të kufizuara, dhe zhgënjimi i mbështetësve ka qenë i fortë për shkak të kësaj.
Në javët e fundit, Carlo Ancelotti po përballet me një zemërimi të madh të tifozëve për çështjen e minutave të lojës së Guler, diçka që vjen nga keqkuptimi se cili duhej të ishte roli i tij këtë sezon.
Para së gjithash, gjëja kryesore për të kuptuar me turkun është se ai u nënshkrua si lojtar për të ardhmen. Pavarësisht se sa i talentuar është, sensacioni nuk ishte menduar kurrë të kishte një rol të madh këtë sezon. Ai nuk ishte menduar të ishte një opsion i veçantë jashtë bankinës, apo një konkurrent për një pozicion.
Ai thjesht u nënshkrua për t’u zhvilluar dhe rritur për të ardhmen. Natyrisht, roli i tij do të ishte i vogël këtë sezon. Më pas, ka pasur probleme me lëndimet e tij. Lëndimet e shumta e mbajtën jashtë për muaj të tërë para se të luante një minutë të vetme për klubin.
Me lëndimet e përsëritura që ndodhën në një fazë kaq të hershme, klubi u bë tepër i kujdesshëm në trajtimin e tij. Duke qenë se ai nuk është një lojtar kyç për momentin, klubi nuk ishte në nxitim për të përshpejtuar rikuperimin e tij ose për ta rrezikuar atë në lojë. Nga këndvështrimi i klubit dhe Ancelottit, gjëja më e rëndësishme ishte ta linte të shërohej plotësisht dhe të merrte nivelin e përgjithshëm fizik të nevojshëm për të luajtur për një klub si Real Madridi. Pas realizimit të këtyre dy objektivave, hapi tjetër ishte integrimi i tij ngadalë në ekip, kryefjala ishte ngadalë.
Carlo Ancelotti ka një histori të shkëlqyer me të rinjtë, por ai njihet edhe si një trajner me neveri ndaj rotacionit të dukshëm. Një nga ankesat kryesore që tifozët kanë pasur me trajnerin është se në ndeshjet me epërsi të mëdha, apo lojëra në të cilat duhet një shkëndijë e caktuar nga stoli, Ancelotti nuk i drejtohet Ardës, duke preferuar opsionet e tij më të vendosura. Ndërsa Arda mund të jetë një opsion shumë i mirë për situata të tilla, ka arsye pse Ancelotti preferon opsione alternative.
Një faktor shumë i madh që tifozët injorojnë është se, aq i veçantë sa është ai, Guler nuk është një profil që i mungon Real Madridit. Rodrygo, Vinicius, Jude Bellingham dhe Brahim Diaz janë të gjithë lojtarë shumë dominues me top. /Telegrafi/