Telegrafi

Tifozët e PSG-së ‘gozhdojnë’ Messin dhe Neymarin duke i vërshëllyer, Mbappen e duartrokasin

Tifozët e Paris Saint-Germain kanë befasuar të gjithë me veprimet e tyre të fundit para dhe gjatë ndeshjes së sotme në Ligue 1 ndaj Bordeaux.

PSG është duke luajtur në shtëpi ndaj Bordeaux në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të.

Megjithatë, ndeshja nuk ka nisur më së miri për dy nga yjet kryesor të skuadrës, Lionel Messi dhe Neymar.

Dy futbollistët janë vërshëllyer nga tifozët para ndeshjes, por edhe në çdo prekje të tyre gjatë ndeshjes, po vërshëllehen.

Por, të njëjtin tretman nuk po e merr edhe ylli francez, Kylian Mbappe, i cili është në muajt e fundit të kontratës dhe ende nuk ka vendosur të rinovojë.

Lexo po ashtu Ultrasit e PSG-së i kërkojnë presidentit Nasser Al-Khelaifi të largohet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Kur spikeri ka thirrur emrin e Mbappes para ndeshjes, tifozët e kanë duartrokitur atë, ndërsa edhe gjatë ndeshjes po e duartrokasin.

Humbja dhe eliminimi nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve si duket është përjetuar rëndë nga tifozët e PSG-së, të cilët tashmë kanë etiketuar fajtorët. /Telegrafi/