Ylli kosovar, Bersant Celina ka përjetuar një moment të keq sot në ndeshjen Twente – Feyenord.
Prizrenasi nuk ishte në fushë për shkak të kartonit të kuq, mirëpo tifozët atij ia bënë një befasi të pakëndshme.
Disa tifozë serb të Twentes kanë shpalosur parulla ‘Kosova është Serbi’ dhe pas kësaj ka reaguar Celina, transmeton Telegrafi.
Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, Celina ka shkruar se ka humbur respektin për ta.
“Unë e kam humbur gjithë respektin tim për ju”, shkroi Celina duke postuar edhe foton e tifozëve.
E pas këtij reagimi të kosovarit, tifozët e kanë hequr parullën e cila nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk do të jetë kurrë e vërtetë. /Telegrafi/