Telegrafi

Tifozët e ofenduan, Panucci: I kuptoj, por këta lojtarë i kemi

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Turqia dominoi fizikisht.

Ndeshja u mbyll 2-0 në të mirë të turqve që shënuan dy herë në secilën pjesë nga një.

“Pjesa e parë kas shkuar mirë, kemi pasur raste të shënonim, por nuk ja arritëm”.

Calhanoglu dhe Xhaka gjatë një dueli

“Në pjesën e dytë kemi treguar pak, forma fizike e lojtarëve ka qenë e dobët, kemi bërë vetëm një goditje. Kishin diferenca fizike”.

“Është shumë e vështirë. Kam futur dy sulmues. Këta janë lojtarët që kemi, kjo është skuadra”.

“Kemi gjuajtur 11 herë në portë, tri në kuadrat”.

Ai foli edhe për ofendimet që erdhën nga publiku, duke thënë se e respekton mendimin e tifozëve.

“Unë e respektoj publikun. Këta janë lojtarët që do të vazhdojnë edhe në ndeshjet e tjera. E kuptoj publikun”, deklaroi Panucci. /Telegrafi/