Tifozët e Newcastle Unitedit kanë kërkuar që transferimi i tyre i parë të jetë Harry Kane në epokën e tyre të re në Ligën Premier.
Sky Sports raporton se pronari Mike Ashley ka arritur marrëveshje me ‘PCP Partners’ që thuhet se janë si ndërmjetësues për kompaninë publike nga Arabia Saudite ‘PIF’.
‘Saudi PIF’ thuhet se do të investojë shuma të majme në Newcastlen, derisa tifozët duan që sulmuesi anglez të jetë transferimi i tyre i parë.
I heard @HKane is available for £200m..
If he’s going to break Shearers record, atleast do it at Newcastle 🤣 https://t.co/RQ2OrYFXiT
— NUFC HQ (@NUFC_HQ) April 14, 2020
Kane së fundmi ka zbuluar se ai dëshiron të largohet nga Tottenham Hotspuri dhe tifozët e Newcastles kanë vendosur t’ shprehin mendimet e tyre në Twitter.
“Kam dëgjuar se Harry Kane kushton 200 milionë funte. Ndoshta ai do t’i thyejë rekordet e Alan Shearer, së paku bëjeni këtë Newcastle”, ka shkruar një tifozë.
“Mirë se vjen në Newcastle, Harry Kane”, ka shkruar një tjetër.
Necastle thuhet se do të shitet për një shumë rreth 300 milionë funte te pronarët e rinj, ndërsa shumë shpejtë pritet të jetë zyrtare. /Telegrafi/
https://twitter.com/ub40eboney/status/1250105080143061000