Telegrafi

Tifozët e Napolit pranojnë humbjen dhe rrëmbimin e ‘transit’ në Shqipëri nga Plisat

Tifozët e Napolit, të cilët kishin udhëtuar drejt Shqipërisë për ta përkrahur Italinë në ndeshjen miqësore në Tiranë, kanë pranuan humbjen e betejës me Plisat, tifozët zyrtar të klubeve të Prishtinës dhe kombëtares shqiptare.

E mërkura mbrëma ishte e rezervuar për miqësoren mes Shqipërisë dhe Italisë në “Air Albania Stadium”, ndeshja e cila u mbyll me fitoren e Azurrëve 3-1.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull, pasi para ndeshjes dhe gjatë ndeshjes pati disa përleshje mes tifozëve shqiptar dhe atyre italianë.

Ishin Plisat nga Prishtina, ata të cilët u përleshen me tifozët italianë, pasi këta të fundit provokuan duke brohoritur “Kosova është Serbi”.

Në ‘luftë’ e sipër, Plisat u treguan fitimtar duke fituar betejën dhe duke i rrëmbyer një transparent apo flamur tifozëve të Napolit, të cilët kishin udhëtuar për të përkrahur Italinë.

Rrëmbimi i transit është konfirmuar edhe nga vet tifozët e Napolit, të cilët kanë pranuar humbjen e betejës ndaj Plisave.

Këtë dëshmi e posedon Telegrafi, ku tifozët zyrtar të Napolit kanë konfirmuar me anë të një shkrimi në forumet e tifo-grupeve.

“Më mirë trishtimi i një disfate sesa turpi i të mos luftuarit”, në jetë betejat fitohen dhe humben: këtë herë kemi humbur, por si gjithmonë kemi luftuar me kokën lartë dhe me nder”.

“Në do të përgjigjemi me fakte. Kemi qenë gjithmonë në vijën e parë të frontit, duke luftuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kemi humbur një transparent dhe në përputhje me ABC-në e stilit tonë të jetesës, asnjë flamur tjetër nuk do të shfaqet pas ndeshje. Pavarësisht kësaj, e do të mbrojmë tri ngjyrat dhe idetë”, thuhet në shkrimin e tifozëve të Napolit. /Telegrafi/