Tifozët e Milanit, Curva Sud, kanë lansuar një mesazh për pronarët e rinj kinez.
Pronari i ri kinez, Li, është në stadium bashkë me drejtorin e ri sportiv, Marco Fassone.
Dhe, tashmë tifozët kanë pranuar faktin se më në tribuna s’do ta shohin Berlusconin, shkruan Telegrafi.
Një baner i gjatë në tribunën kryesore të tifozëve ultras të Milanit, Curva Sud, ka përçuar një mesazh të fuqishëm për pronarët e rinj.
Tifozët Rossoner shpresojnë që pronarët e rinj do të jenë serioz në drejtimin e klubit dhe menaxhimin e tij, drejt rikthimit në majen e futbollit evropian, teksa i kanë uruar edhe mirë se ardhje atyre.
Mbetet të shihet si do të reagojnë pronarët e rinj në muajt në vazhdim, sidomos gjatë verës, atëherë kur do të shpalosen aftësitë e tyre në transferime dhe strategjinë drejt rikthimit të klubit në maje.
Ky megjithatë, mbetet mesazhi më serioz nga tifozët e Milanit për pronarët e rinj. /Telegrafi/