Tifozët e Milanit nuk kanë mundur pa kritikuar orarin e papërshtatshëm të derbit ndaj Interit.
Ndeshja e cila u zhvillua nga ora 12:30 dhe mbaroi me rezultat të barabartë prej 2-2, mblodhi audiencë të madhe botërore për shkak të tregut aziatik.
Megjithatë, kjo nuk u mirëprit nga tifozët evropianë dhe kjo u manifestua me një baner mjaft kreativ nga tifozët e Milanit, shkruan Telegrafi.
“Gjithë ajo që mund të hani është paraja”, demonstron një baner i Milanit në fund të stadiumit, ku shihet një zyrtar i Serie A duke ngrënë para në një restorant kinez.
Kjo është protesta më serioze nga tifozët për zhvlerësimin e tregut evropian duke lënë në ora 12:30 takimin e shumëpritur të Serie A. /Telegrafi/