Site icon Telegrafi

Tifozët e Manchester City në panik pas postimit në Twitter për Haaland nga Washington Post

Tifozët e Manchester Cityt u futën në një gjendje paniku pasi Washington Post postoi në Twitter se Haaland kishte thyer fibulën.

Tifozët e bluve filluan të panikohen kur panë postimin në rrjetin social ku shkruhej: “Është e paqartë ashpërsia e lëndimit të Haaland, ku ndodhi thyerja në fibul ose sa kohë mund të duhet që ajo të shërohet”.

Megjithatë, gjërat u lehtësuan kur ata kuptuan se norvegjezi në fjalë ishte në fakt sekretarja e brendshme e SHBA-së, Debra Haaland dhe jo numri nëntë i ri i Cityt.

Lexo po ashtu Haaland e Alvarez ia bënë “ferr” stërvitjet Edersonit – gardiani i Cityt dukej i ‘stresuar’

Shumë fansa i janë përgjigjur postimit të gazetave amerikane.

Njëri shkroi: “Mendova se po flisnit për Erling Haaland për një sekondë”.

Një tjetër sugjeroi që Washington Post duhet të përdorë emrat e plotë në të ardhmen duke thënë: “Në anën e mirë, nuk është Erling Haaland. Duhet të përdoren emrat e plotë në këta tituj. Pep ndoshta ishte i çmendur”.

Lexo po ashtu Skena qesharake në stërvitjet e Man Cityt: Haaland 'shpërthen' në të qeshura me veprimin e Guardiolas ndaj Grealish

Ndërsa një tifoz rival bëri shaka: “EKSKLUZIVE: Haaland ka thyer fibulën e tij, që do të thotë se ai nuk do të luajë për Manchester Cityn për gjysmën e parë të sezonit”.

Tifozët e Cityt mund të jenë të sigurt se super ylli i tyre norvegjez është plotësisht në formë dhe aktualisht po stërvitet me skuadrën pasi mbërriti në Shtetet e Bashkuara dy ditë më parë në përgatitje për turneun  para sezonit të klubit.

Lexo po ashtu "Keni fytyrë jashtëzakonisht simetrike" - komediani i zë në befasi lojtarët e Cityt, derisa hynin në qendrën stërvitore

Tifozët e Cityt do të kenë shikimin e tyre të parë në Haaland kur të përballen me Club America më 21 korrik në Hjuston. Më pas ata do të përballen me Bayern Munich tre ditë më vonë në Wisconsin.

Pas përfundimit të turneut të tyre para sezonit, City do të kërkojë të fitojë FA Community Shield kur të përballet me Liverpool në Wembley më 30 korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version