Telegrafi

Tifozët e Man United e ngacmojnë keq Kloppin gjatë pushimeve – video është bërë virale

Tifozët kanë reaguar pas një videoje që është bërë virale në rrjetet sociale aty ku shfaqen disa përkrahës të Manchester Unitedit duke e ngacmuar Jurgen Kloppin. Ish-trajneri legjendar i Liverpoolit u largua nga Anglia në fund të sezonit 2023/2024 duke i dhënë fund aventurës nëntë vjeçare.

Gjatë kësaj periudhe Kloppi ishte mjaft i suksesshëm, duke arritur që të fitojë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe disa trofe të tjerë.

Çdo trajner apo lojtar i Liverpoolit gjithmonë ka qenë në dijeni të rivalitetit të ashpër me Manchester United pasi historikisht dihet se kanë qenë ‘armiq’ me njëri-tjetrin.

Klopp tani ka mësuar se ky rivalitet do ta ndjekë atë edhe pas largimit nga Liverpooli, pasi disa tifozë të Unitedit kanë postuar një video duke bërtitur në fytyrën e tij ‘United, United, United’.

Por, tifozët e Manchester Unitedit dhe Liverpoolit nuk e kanë pritur mirë këtë video, duke thënë se ishte mungesë respekti ndaj gjermanit.

Një tifoz tha: Shikoni, unë jam tifoz i United por kjo nuk nevojite aspak. Duhet të ketë pak respekt.

Një tjetër tifoz tha: Le të abuzojmë me dikë gjatë pushimeve, mirë pra kjo ishte diçka e papërshtatshme.

Në këtë video duket se njëri nga tifozët i kërkon Kloppit që t’i dërgojë një mesazh një personi të quajtur Isabelle.

Sapo Klopp e ktheu kamerën për ta çuar mesazhin ashtu siç ishte kërkesa e tifozit, ai filloi të bërtasë ‘United’.

Sjellja e Kloppit ndryshoi menjëherë me të parë se cili ishte qëllimi i vërtetë i tifozit duke mbuluar kamerën dhe duke ndaluar videon./Telegrafi/