Tifozët e Liverpoolit kanë parë atë që Trent Alexander-Arnold u bëri tifozëve të Tottenhamit pas golit të fitores të Lucas Bergvall.
Bergvall shënoi për t’i siguruar Spurs një avantazh në ndeshjen e parë kundër Liverpoolit përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Carabao Cup të muajit të ardhshëm në Anfield.
Por kampi i Liverpoolit mendoi se Bergvall nuk duhej të ishte në fushë pasi ai pati fatin të shmangte një karton të dytë të verdhë pak çaste para goditjes së tij në minutën e 86-të.
Mes festimit të golit të Spurs, është shfaqur një video e Alexander-Arnold duke u kritikuar nga tifozët përpara se të bënte një gjest në drejtim të tyre.
Alexander-Arnold, i cili e nisi ndeshjen nga banka rezervë, iu përgjigj talljeve duke ngritur gjashtë gishtat, me sa duket duke iu referuar gjashtë titujve evropianë të Liverpoolit.
Spurs nuk kanë fituar kurrë një trofe evropian.
Eshtë e panevojshme të thuhet se gjesti i Alexander-Arnold bëri që tifozët e Liverpoolit të reagojnë në rrjetet sociale.
Një përdorues i X shkroi: “Trent i ka gozhduar”. Një i dytë shkroi në Twitter: “Ai është ende njëri prej nesh”.
Ndërsa i treti komentoi: “Po, Trent”. I katërti regoi: “Ai është ende i kuq (duke iu referuar të ardhmes së tij)”. /Telegrafi/