Ndeshja e javës në futbollin evropian ishte ajo mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedin, të cilën në fund e fitoi skuadra nga Anfieldi me rezultat 3-1.
Si çdo herë, pas ndeshjes tifozët i japin rëndësi momenteve që mund t’ju kenë ikur atyre gjatë ndeshjes për shkak të emocioneve të momentit.
Një nga ato është edhe reagimi i Virgil van Dijk në momentin që Alisson gaboi te goli i Jesse Lingard për 1-1 në minutën e 33-të.
Mbrojtësi holandez iu afrua portierit brazilian për ta ngushëlluar, duke tentuar ta motivojë për të vazhduar lojën me ritmin që kishte nga fillimi.
Van Dijk gjithashtu ishte në krah të ish-portierit të Romës edhe në pushimin e pjesës së parë, duke i treguar se gabimet ndodhin dhe ato janë pjesë e lojës.
27-vjeçari është kapiten i tretë i skuadrës, por dëshira e tifozëve në të ardhmen është që ai të jetë kapiten i pari pasi në fushë ai po tregohet një lider i vërtetë.
Shtatlarti iu bashkua Liverpoolit në verë për 75 milionë funte (83.54 milionë euro) nga Southampton. /Telegrafi/
Virgil van Dijk straight over to Alisson as soon as the half time whistle went. That's why he's got the #LFC armband. pic.twitter.com/IucnJ6VN2e
— Theo Squires (@TheoSquiresECHO) December 16, 2018