Nëse VAR-i do të përdorej në Ligën Premier atëherë me shumë mundësi Liverpooli dhe Tottenhami që përfundoi me rezultat 2-2 do të kishte një epilog ndryshe.
Fansat e skuadrës së drejtuar të Jurgen Klopp janë të dëshpëruar nga referimi i dobët.
Gjyqtari Jon Moss akordoi dy penallti për Spurs, të cilat sipas tifozëve Reds nuk duhet dhënë. Të parën portieri Loris Karius ia mbrojti Harry Kane, por jo dhe të dytën për rezultatin 2-2.
Por, ajo që po vazhdon të komentohet është reagimi i gjyqtarit anësor, teksa ai dhe kryesori konsultoheshin për penalltinë e parë.
Ata besojnë se anësori është gëzuar pasi kolegu i tij vendosi për penallti.
Ata kërkojnë që e gjithë kjo situatë të mos përsëritet më dhe anësori të merret në pyetje nga Federata e Futbollit të Anglisë.
Sikur VAR të përdorej me shumë mundësi gabime të tilla nuk do të ndodhshin.
Për të parë reagimet e tifozëve të Liverpoolit si nga vendi ynë, ashtu dhe në botë, mjafton një kërkim i vogël në rrjetet sociale./Telegrafi/