Tifozët e Liverpoolit kanë një teori për Moises Caicedon pas asaj që ai bëri pas finales së Carabao Cup.
Reds mundën Blutë 1-0 në finalen e Carabao Cup në Wembley të dielën, me fituesin e minutës së 118-të të Vrigil van Dijk që theu zemrat e tifozëve të skuadrës londineze.
Tifozët e Liverpoolit u kënaqën duke parë lojtarë si Jayden Danns dhe Bobby Clark duke festuar pas ndeshjes, por emocionet e kundërta të dyshes së Chelseat, Moises Caicedo dhe Romeo Lavia gjithashtu tërhoqën vëmendjen.
Të dy mesfushorët, respektivisht 22 dhe 20 vjeç, refuzuan kalimin në Anfield në favor të bashkimit me skuadrën e Mauricio Pochettinos.
Pas përfundimit të ndeshjes, Caicedo dukej i dëshpëruar teksa ishte i ulur në fushë, me Lavian – jo në skuadrën e ndeshjes të Chelseat – duke ecur në fushë për ta ngushëlluar.
“Trajneri i mirë bën diferencën. Caicedo do të kishte shkëlqyer nën Klopp”, postoi një tifoz në X.
Një tjetër tifoz sugjeroi: “Caicedo do të ishte shumë më mirë nën Klopp dhe me (Alexis) Mac Allister aty me të, por ai e ka djegur vetën”.
Më shumë tifozë sugjeruan se vendimi i Caicedos për të punuar me Pochettinon para Kloppit ishte një vendim i keq.
“Ai patjetër do të bëhej një lojtar më i mirë. Pochettino është i keq, Klopp di të nxjerrë më të mirën nga lojtarët dhe Caicedo ka nevojë për zhvillim” shkroi një tjetër. /Telegrafi/