Tashmë është bërë e ditur se Daniele De Rossi do të largohet nga Roma në fund të këtij sezoni, pas 18 vitesh qëndrimi në Olimpico.
Por, kapiteni i romakëve është befasuar nga tifozët e Juventusit, pasi ka marrë një përshëndetje të ngrohët nga banerat e tyre.
Zonja e Vjetër është duke u përballur me Atalantan në xhiron e parafundit në Serie A, ndërsa tifozët bardhezi kanë shfaqur mbishkrime lamtumirëse për De Rossin.
https://twitter.com/robericusa/status/1130186565777600514
“Lamtumirë De Rossi. Së pari njeri, pastaj futbollist”, shkruhej në banerat e tifozëve të Juventusit, që kanë vazhduar po ashtu ta thërrasin edhe emrin e tij.
Mesfushori po largohet nga Roma, pasi sipas mediave në Itali, ai ka kërkuar kontratë edhe për një vit, ndërsa kërkesa është refuzuar nga bordi i klubit. /Telegrafi/