Telegrafi

Tifozët e Juves kanë ndërruar mendje në lidhje me Di Marian

(Foto: Getty Images)

Shumica e tifozëve të Juventusit duket se e kanë ndërruar mendimin për Angel Di Marian, pas kritikave të vazhdueshme që ia kishin bërë në pjesën e parë të sezonit.

Argjentinasi iu bashkua Zonjës së Vjetër si lojtar i lirë në verë duke nënshkruar kontratë njëvjeçare në Allianz Stadium.

Megjithatë, fillimi në Serie A ishte i vështirë për ish-futbollistin e Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit, i cili kishte probleme me lëndime.

Pas triumfit në Kampionatin Botëror me Argjentinë, shumë tifozë kishin pritur që anësori të mos ishte në formë.

Lexo po ashtu Juventusi triumfon ndaj Spezias - vazhdon luftën për garat evropiane

Mirëpo, Di Maria i ka përgënjeshtruar të gjithë duke kontribuar në pesë gola në gjashtë ndeshjet e fundit në Sere A.

Ai u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Spezias duke realizuar një gol të bukur për Bianconerët. Menjëherë kanë reaguar tifozët e Juves duke e lavdëruare 35-vjeçarin në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/NycJuventus/status/1627374438415990784?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1627374438415990784%7Ctwgr%5Eb7da7938e58a1c4fe3ba2b0f80439d16649e4a9d%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Fjuventus-fans-seem-to-have-changed-their-mind-about-di-maria%2F

https://twitter.com/NycJuventus/status/1627374618066448384?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1627374618066448384%7Ctwgr%5Eb7da7938e58a1c4fe3ba2b0f80439d16649e4a9d%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Fjuventus-fans-seem-to-have-changed-their-mind-about-di-maria%2F

https://twitter.com/dancolosimoo/status/1627374803920252930?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1627374803920252930%7Ctwgr%5Eb7da7938e58a1c4fe3ba2b0f80439d16649e4a9d%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Fjuventus-fans-seem-to-have-changed-their-mind-about-di-maria%2F