Site icon Telegrafi

“Korrupsion i hapur”, tifozët e irrituar në rrjetet sociale me penalltinë e dhënë për Man Cityn ndaj Dortmundit

Manchester Cityt iu dha një penallti ndaj Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma, por shumë tifozë menduan se gjyqtari gaboi me vendimin.

City shkoi në ndeshjen e dytë të çerekfinales së tyre me Dortmundin si favoritë, pasi kishte fituar ndeshjen e parë 2-1, por u gjend në telashe.

Goli i parë i Jude Bellingham në Ligën e Kampionëve i dha epërsinë gjermanëve dhe i bëri ata ‘të kualifikuar’ shkaku që shënuan edhe në udhëtim javën e kaluar.

Lexo po ashtu Bellingham shkruan historinë, thyen shumë rekorde me golin ndaj Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Dortmundi mbajti presionin e jashtëzakonshëm të Cityt në pjesën e dytë, por në minutën e 55-të, Emre Can u gjykua që e kishte prekur topin me dorë në zonë.

Ish-mesfushori i Liverpoolit dukej se kishte dorën e shtrirë dhe topi po e prekte fillimisht në kokë e pastaj në krahë, por VAR- konfirmoi penalltinë.

Tifozët në Twitter nuk ishin të kënaqur me penalltinë që u akordua dhe u konkretizua nga Riyad Mahrez, ndërsa pushtuar rrjetet sociale me kritika.

Kishte nga ata komentues që mendonin se City ka blerë UEFA-n dhe disa të tjerë që e cilësonin si klub pa respekt.

“Dy vendime të këqija për të kaluar në gjysmëfinale”, “Klubi i naftës duke paguar gjyqtarët si zakonisht” dhe “Korrupsion i hapur” ishin disa nga to. /Telegrafi/

https://twitter.com/ODDSbible/status/1382427005128429569

 

Exit mobile version