Erjona Sulejmani ka qëndruar të martën në Milano, ku ka udhëtuar së bashku me burrin e saj, Blerim Xhemaili.
Mesfushori shqiptar me Bolognan ka luajtur kundër Interit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë dhe si gjithmonë, për ta shikuar ka shkuar edhe gruaja e tij e bukur.
Prania e saj në San Siro i ka mahnitur tifozët e ekipit kundërshtar, të cilët e kanë lutur për t’u fotografuar me të.
Tifozët zikaltër madje e kanë shfrytëzuar rastin që ta fotografojnë bukuroshen shqiptare.
Ajo mund të jetë e gëzuar me paraqitjen e burrit të saj, pasi Xhemaili arriti t’i shënojë gol Interit. /Telegrafi/