Disa seksionet të tifozëve të Interit janë duke planifikuar një protestë kundër vendimeve të referimit të fundjavës së kaluar në ‘Derby D’Italia’ ndaj Juventusit.
Nerazzurrët ishin të zemëruar me gjykimit skandaloz të Nicola Rizzolit, në humbjen e tyre 1-0 nga rivalët e Juventusit të dielën e kaluar, rezultat i cili i dha fund shtatë ndeshjeve radhazi të fituar në Serie A nga skuadra e Stefano Piolit.
Duke hedhur poshtë dy ankesa për penallti nga futbollistët e Interit, Rizzoli gjithashtu mori një vendim kontrovers te një goditje dënimi e cila u ekzekutua gabimisht nga Giorgio Chiellini, i cili dha një pasim të pakujdesshëm që do të kishte vënë Mauro Icardit deri te goli, pasi e qiti përball portierit, si dhe në fund Ivan Perisic u dërgua jashtë me kartonë të kuq për shkak të protestave.
Këto vendimeve kanë zemëruar shumë klubin nerazzur dhe tifozët e tyre, të cilët sipas asaj që zbulojnë mediat italiane, përpara ndeshjes së ardhshme të Interit, në takimin në shtëpi ndaj Empolit, tifozët janë duke u inkurajuar për të valëvitur flamuj të bardh në San Siro për të treguar pakënaqësinë e tyre me punën e Rizzolit në derbi.
“Ne duam të nisim një protestë pas asaj që ndodhi të dielën. Është gjithashtu një mesazh në klub për të rritur ndërgjegjësimin. Pra, ne kërkojmë të gjithë tifozët e Interit për të treguar në Meazza një shami të bardhë, që do ta tundnin si një shenjë proteste”, ka thënë Pietro Gallenzi, një tifoz lider i protestës për Gazetta dello Sport. /Telegrafi/