Ka nisur derbi mes Interit dhe Romës, i vlefshëm për javën e dhjetë në Serie A.
Ashtu siç edhe pritej, tifozët e Nerazzurëve i kanë bërë të ditur ndjenjat e tyre ndaj Romelu Lukakut.
Sulmuesi belg u vërshëllye nga tifozët vendas për shkak të sjelljes së tij gjatë afatit kalimtar të verës, duke filluar bisedimet me Juventusin dhe Milanin, ndërsa përfundoi si i huazuar nga Chelsea te Roma.
Inter fans were ready with their whistles as soon as Romelu Lukaku entered the San Siro pitch
(Via @FabrizioRomano)pic.twitter.com/yIdpVeuIom
— Get Italian Football News (@_GIFN) October 29, 2023
Një tjetër skenë që mori vëmendje ishte edhe ajo në mes të belgut dhe Lautaro Martinez.
Dyshja kishin një partneritet të artë në sulmin e Interit, ndërsa sonte argjentinasi mezi e përshëndeti sulmuesin e Romës. /Telegrafi/
Martinez and Lukaku with the coldest handshake. pic.twitter.com/busg5ctGYV
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) October 29, 2023