Telegrafi

Tifozët e Gjilanit pushtojnë fushën, ndërpritet ndeshja pasi portieri i Ballkanit goditet dhe dërgohet me urgjencë në spital

Ndeshja derbi e javës së 27-të mes Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprerë në minutat shtesë. 

Gjilani dhe Ballkani ishin afër ta mbyllnin ndeshjen me barazim 1-1, por kështu nuk ndodhi.

Ishte portieri Enea Koliçi, i cili shënoi me kokë në shtesë për 1-1 duke zhvlerësuar golin e Ermal Krasniqit (1′).

Ky gol i portierit çmendi tifozët e vendasve, të cilët pushtuan fushën.

Aty ndodhi një tollovi e madhe ku mbeti portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri i lënduar.

Në pamjet televizive shihet se Frashëri u godit me shkelm në kokë nga një tifozë.

Portieri i mysafirëve u mor nga ambulanca dhe u dërgua në spital, ndërsa gjyqtari ndërpreu ndeshjen, me gjyqtarin që i dërgoi ekipet në zhveshtore. /Telegrafi/