Telegrafi

Tifozët e gjigantit turk Besiktas janë të çmendur – ata kanë ndërprerë një ndeshjen miqësore me mjete piroteknike

Në qytetin austriak Kufstein në provincën perëndimore të Tirolit, klubi gjerman Augsburg dhe gjigantët turk Besiktas, luajtën një ndeshje miqësore.

Në fakt, skuadrat ishin në fushë vetëm deri në minutën e 70-të kur ndeshja u ndërpre.

Kjo ndodhi pas tifozët turq ndezën mjete piroteknike, duke bërë që të mos kishte kushte për lojë.

https://twitter.com/sondakika0607/status/1680243062511923200

Tifozët e shumtë të Besiktasit që jetojnë në Austri dhe Gjermani e ndoqën këtë ndeshje dhe krijuan një atmosferë të nxehtë, por dukshëm e tepruan.

Ndeshje deri në ato momente ishte 1-1. /Telegrafi/