Në qytetin austriak Kufstein në provincën perëndimore të Tirolit, klubi gjerman Augsburg dhe gjigantët turk Besiktas, luajtën një ndeshje miqësore.
Në fakt, skuadrat ishin në fushë vetëm deri në minutën e 70-të kur ndeshja u ndërpre.
Kjo ndodhi pas tifozët turq ndezën mjete piroteknike, duke bërë që të mos kishte kushte për lojë.
https://twitter.com/sondakika0607/status/1680243062511923200
Tifozët e shumtë të Besiktasit që jetojnë në Austri dhe Gjermani e ndoqën këtë ndeshje dhe krijuan një atmosferë të nxehtë, por dukshëm e tepruan.
Ndeshje deri në ato momente ishte 1-1. /Telegrafi/