Telegrafi

Tifozët e Fiorentinës dhe Interit u përleshën pas ndeshjes

Tifozët e Fiorentinës dhe Interit u përleshën jashtë stadiumit ‘Artemio Franchi’ mbrëmë (e martë) pas ndeshjes midis klubit Viola dhe atij Nerazzurri.

Përleshja shpërtheu në Piazza Alberti, vetëm pesë minuta me makinë nga stadiumi Artemio Franchi, ku Fiorentina priti Interin mbrëmë.

Siç tregohet në një video ekskluzive të publikuar nga Football Italia, të dy grupet e tifozëve u përleshën dhe u goditën në mes të rrugës, ndërsa po ktheheshin në shtëpi pas fitores 3-1 të Interit ndaj skuadrës së Vincenzo Italiano.

Lexo po ashtu Inzaghi shpjegon bisedën që çoi ekipin drejt fitores me rikthim ndaj Fiorentinës

Tifozët e Interit dhe Fiorentinës nuk ishin përplasur brenda stadiumit para, gjatë ose pas lojës, por vetëm në rrugë disa minuta më vonë.

Stadiumet e Serie A u rihapën me gjysmën e kapacitetit pas pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe kishte rreth 16 mijë tifozë që ndoqën ndeshjen në Artemio Franchi të martën. /Telegrafi/