Site icon Telegrafi

Tifozët e detyrojnë Panuccin të largohet nga intervista, media italiane aludojnë në një shkarkim

Tifozët në Evian të Francës nuk reshtën së mbështeturi Kombëtaren e Shqipërisë në miqësoren ndaj Ukrainës edhe pse rezultati (1-4) ishte i thellë në favor të miqve.

Por, pas përfundimit të saj, ata janë shfaqur tejet të irrituar teksa kanë detyruar trajnerin Christian Panucci të ndërpresë intervistën për Supersport.

Italiani në fillim të intervistës, u shpreh se lojtarët nuk ishin në kondicionin e duhur dhe kjo ishte shkaku kryesor i dy humbjeve radhazi.

Më pas, vërshëllimat dhe thirrjet kundra tij nga tifozët kanë bërë që lojtari të largohet menjëherë nga intervista “live”.

Tifozët duan largimin, kurse mediat shqiptare, por edhe ato në Itali aludojnë.

“Sot nuk arriti të ringrihej, duke dalë e humbur 4-1 në ndeshjen kundër Ukrainë”, shkruan Calciomercato, duke theksuar se kjo u shtohet ndeshjeve negative të luajtura së fundmi nga kombëtarja shqiptare.

Trajneri italian sipas Calciomercato, po rrezikon shkarkimin, pasi rezultatet pozitive që ai ka arritur janë të pakta. /TCh/

Exit mobile version