Telegrafi

Tifozët e Crvena Zvezdës protestojnë para ambasadës së Malit të Zi në Beograd, tentojnë ta djegin flamurin

Pas fitores së basketbollistëve të Crvena Zvezdës ndaj Bayernin në Shtark Arena, tifozët e klubit nga Beogradi i janë drejtuar qendër të kryeqytetit serb që ata e quajtën shëtitje në përkrahje të serbëve në Mal të Zi.

Pas ndeshjes “Delijat” kishin bërë thirrje që të mblidhen para sallës, nga ku u nisën në “shëtitjen” derisa të ambasada e Malit të Zi në lagjen Knez Mihajlov, transmeton Telegrafi.

Tifozët e Crvena Zvezdës protestojnë

Gjatë rrugëimit të tyre ata kanë kënduar dhe mbajtur flamuj serb, e siç raportojnë mediat në Serbi mbi 5 mijë persona kishin marrë pjesë.

Ata mbanin transparente me mbishkrimet “Mali i Zi dhe Serbia, është një familje”. Gjithashtu kishte parulla edhe për presidentit malazez Millo Gjukanoviq.

Në anën tjetër, tifozët serbë janë munduar ta djegin flamurin e Malit të Zi me fishekzjarre, siç edhe mund të shihet në fotografitë e publikuara më poshtë. /Telegrafi/